1 C
Skopje
December 6, 2019
Tech

Pse jemi të varur nga telefoni? Shkenca ka përgjigjen!

Ju jeni mësuar të shpërqendroheni, si për shkak të dizajnit të këtyre pajisjeve dhe aplikacioneve, dhe efektit të dopaminës sa herë që merrni telefonin.

Sidoqoftë, shkenca ofron një shpjegim alternativë. A është e mundur që pajisjet tona mobile të na tërhiqen, jo pse jemi të varur, por pasi jemi duke u përpjekur të shmangim zërin në kokën tonë?

Për të kuptuar pse ka kuptim kjo “hipotezë e ikjes nga mendimet tuaja”, lexoni se çfarë thonë rezultatet e një studimi të fundit nga psikologu social Timothy Wilson në Universitetin e Virxhinias.

Ekipi i tij la një grup njerëzish në një dhomë, nga e cila ata larguan të gjitha gjërat që mund të merrnin vëmendjen: telefona, stilolapsa, letër, etj.

Subjektet më pas kaluan 15 minuta duke qëndruar vetëm me mendimet e tyre.

Artikuj të ngajshëm

Fillon prodhimi i SUV-it të parë Volkswagen cabrio

shprehja

Tërmetet më të fuqishme që janë regjistruar në tokë (FOTO)

shprehja

Vëllai i Eskobarit, konkurrencë Samsung-ut me telefonin e lirë, padi për Apple

shprehja