May 28, 2022
Portali Shprehja

Pse kanë frikë LSDM dhe BDI nga zgjedhjet e parakohshme?

Vetëm edhe një ditë ka ngelur deri në bllokadën e Kuvendit të paralajmëruar nga VMRO-DPMNE duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, ndërkaq partitë në pushtet LSDM dhe BDI kategorikisht janë kundër. Partitë në pushtet nëse e gëzojnë besimin e popullit nuk duhet të frikësohen nga testimi i këtij besimi. Humbja e thellë për LSDM-në dhe BDI-në në zgjedhjet lokale kanë shkaktuar “alergji” për këto parti nga zgjedhjet.

Zgjedhjet e fundit lokale në vend nuk ishin vetëm lokale, pasi shkaktuan ndryshime drastike në skenën politike. Partitë në pushtet “u zhveshën” nga pushteti i maskuar dhe pësuan humbje historike. LSDM humbi aq shumë komuna saqë humbi prej skenës edhe “lideri revolucionar” Zaev, ndërkaq nga BDI pësuan humbje historike në qytetin e selisë së partisë në Tetovë, ndërsa Gostivarin e kishte të humbur edhe nga zgjedhjet e kaluara. Prandaj partia më e madhe shqiptare në vend e me kohë më të gjatë në pushtet, nuk arriti të fitojë në komunat më të populluara me shqiptarë.

Tact Watches

Ndonëse për BDI-në nuk është e tëra kjo, se nuk janë të gatshëm për zgjedhje e dëshmon edhe “tymi” që po del ende nga “grupi i zjarrit” të cilët po zhvillojnë betejë të ashpër përbrenda partisë duke e shpallur si figurë të pa dëshirueshme Artan Grubin. Prandaj, BDI përballet me krizë të shumëfish jashtë dhe përbrenda partisë, kriza të cilat nuk janë në favor të partisë për të shkuar në zgjedhje.

Afati të cilin e ka dhënë VMRO-DPMNE-ja për fillimin e bisedimeve për zgjedhje të parakohshme skadon sot dhe nëse nuk ka marrëveshje për takim të liderëve për këtë çështje, partia opozitare prej nesër paralajmëroi bllokadë aktive të Kuvendit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ishte i drejtpërdrejtë se takim të liderëve të bazuar në shantazhe dhe kërcënime nuk do të ketë, ndërsa bllokadën e paralajmëruar në kohë lufte në Ukrainë dhe në kushte të krizës e konsideron si një hap të papërgjegjshëm.

Ndërkaq, se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dëshmohet edhe nga rezultatet e anketave, sipas të cilave 39.1% janë për zgjedhje të parakohshme.

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) dje publikoi anketë për qëndrimet e qytetarëve për mbështetjen e tyre të partive politike dhe politikanëve, si dhe për çështje të caktuara aktuale për momentin. Në pyetjen nëse Qeveria, e udhëhequr nga LSDM-ja duhet të qëndrojë në pushte deri në fund të mandatit në vitin 2024 apo nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, 39,1 për qind janë përcaktuar për zgjedhje të parakohshme, 32,5 për qind mendojnë se duhet të qëndrojë në pushtet, ndërsa 28,4 janë përgjigjur me “nuk e di”.

Por sërish partitë në pushtet e kanë të vështirë ta pranojnë kërkesën e partive opozitare për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, dhe kundërshtojnë fuqishëm duke deklaruar se tani nuk është koha.

Megjithatë a kanë frikë këta parti të shkojnë në zgjedhje të parakohshme me që nuk pranojnë as takim liderësh për të diskutuar për këtë çështje.

Partitë në pushtet konsiderohet se janë të zgjedhur me vullnetin e popullit dhe e gëzojnë besimin e dhënë dhe të njëjtin e mbajnë edhe gjatë qeverisjes, në momentin që diskutohet për testim të këtij besimi këto refuzojnë, sepse frikësohen apo përshkak se një besim të tillë nuk e gëzojnë me plotë kuptimin e fjalës.

LSDM mbase ka edhe arsye më të fortë që të frikësohet nga zgjedhjet sepse ka pësuar debakël në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar.

VMRO-DPMNE partia opozitare e udhëhequr nga pasuesi i Gruveskit, Hristijan Mickovski, është rikthyer fuqishëm në skenën politike. Në zgjedhjet lokale më 31 tetor të vitit 2021 fitoi të paktën gjysmën e 80 komunave të vendit, ndërsa LSDM partia në pushtet fitoi më pak se 20 komuna. Rezultati shënon një kthesë të madhe në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, pasi katër vite më parë, socialdemokratët kishin fituar 57 komuna dhe VMRO-DPMNE vetëm pesë.

Nga VMRO thonë që ata kanë më shumë kryetar komunash dhe më shumë deputet, prandaj vullneti popullit duhet vlerësuar.

Ngjashëm edhe nga BDI shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk është favorite, për faktin që edhe këta në zgjedhjet e fundit lokale humbën bastionin e tyre Komunën e Tetovës të udhëhequr nga Teuta Arifi.

Tetova dhe Gostivari qytetet më të banuara me shqiptarë nën udhëheqjen e opozitës shqiptare, kjo ndikon qartazi që BDI të frenojë e distancohet nga zgjedhjet e parakohshme përshkak se tereni i tyre nuk është në gjendje të gatshme për të garuar.

Por për BDI-në nuk përfundon me kaq, ata ende nuk i kanë qëruar hesapet përbrenda partisë, i njohuri “grupi i zjarrit” ende është aktiv dhe po zhvillohet betejë e ashpër mes këtij grupi dhe Artan Grubit. Pra, problemet e brendshme partiake përbrenda BDI-së dhe humbja e Tetovës në zgjedhjet lokale janë arsyet kryesore pse nga kjo parti nuk duan zgjedhje të parakoshme./Zhurnal.mk

.

Të Ngjajshme

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në “Parcela kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

admin

Leave a Comment