September 24, 2020
Portali Shprehja

Pse shpirti është bërë i panjohur e i padukshëm..!?

Shpirti i cili mbështetet në emrin “i gjallë” të Allahut dhe, për rrjedhojë, është jetë dhe esencë e jetës, është krejtë­sisht i pavarur nga lidhjet shkak-pasojë dhe marrëdhëniet e ku­shtëzuara. Me urdhrin “bëhu!” dhe me frymën hyjnore, shpirti kalon nga bota e urdhrit, në botën e dëshmisë ku sundojnë shkaqet. Me aspektin engjëllor që ka shpirti, në paraekzistencën dhe themelin e ekzistencës së tij nuk ka ndonjë shkak material që ai të mund të shihet e të njihet nga njerëzit!

Shkaqet dhe kjo botë lëndore-materiale janë një pikë uji e dënuar me avullim mes brigjeve të para dhe pas amshuesh­mërisë.Natyra e kësaj bote përsa i përket kohës, është vetëm një hije, një vezullim mbi lumin që rrjedh pandërprerë dhe një iluzion optik në shkretëtirë. Në këto kushte, gjëja që mund të duket e njihet, është vetëm gjëja e të njëjtës natyrë, kurmi, kufo­ma, kurse të padukshmen dhe të panjohurën e përfaqëson ve­tëm e padukshmja dhe e panjohura…

Në këtë botë të ardhur nga botë të padukshme e të pa­njohura, sundon vazhdimisht një prirje për hollim, rrjedhje, avullim, transparencë dhe një orientim drejt së panjohurës… Drejt së panjohurës së njohur! Kur hekuri nxehet në tempera­tura të larta, shkrihet, fiton rrjedhshmëri dhe plasticitet. Duke u djegur, copërat e drurit bëhen flakë dhe karbon (qymyr). Uji është i rrjedhshëm e i tejdukshëm dhe ka për prirje të natyrsh­me të avullohet, pra, të lartësohet drejt së padukshmes. Në te­mperatura të ulëta të caktuara, uji ngrin, pra ngurtësohet dhe bëhet i patejdukshëm, por kjo nuk është prirja e tij. Po të zbri­sni te atomet, përballë do t’ju dalë përsëri para, përtej grimcave lëndore, një energji që nuk do që të duket.Edhe ju, po të doni të lartësoheni, lartësoheni dhe, në zona të quajtura “vrimë e ze­zë” ngaqë në sytë përmes të cilave shihet fytyra njerëzore, ka errësirë, vëzhgoni një plasticitet.Për të përfituar nga rryma ele­ktrike që nuk duket, por thotë “jam”, ngrihen diga, ndërtohen hidrocentrale, ngulen shtylla dhe zgjaten tela. Është një goxha histori e jetës suaj e mbyllur, tashmë, në dimensionet shumë të vogla të qendrës së kujtesës në trurin tuaj! Dhe shpirti i paduk­shëm, me hedhjen e tij të fundit e më tërheqëse nga trampolina “vde’kje”, shkon në botën e padukshme ku ka për t’u dukur dhe ka për t’u bërë i përjetshëm.Përfytyroni sikur një tel enigmash pa skaje është kaluar në­për një skenë me qëllim për ta parë njerëzit dhe në të janë varur disa llamba. Një qenie elektrike ose të ngjashme me të e cila nuk duket dhe së cilës nuk i dihet natyra, do ta shihni dhe njih­ni vetëm me anë të shfaqjes së saj në llambën elektrike. Mirëpo as nuk do të thoni dot “s’ekziston”, as nuk do të thoni dot “ja, kjo është”!

.

Të Ngjajshme

Profeti (alejhi selam) thotë:“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa…

admin

Pse namazi është më i mirë se gjumi !?

admin

Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit a e dini PSE ? Ja zbulimi fenomenal shkencor !

admin

Leave a Comment