October 21, 2021
Portali Shprehja

PSG fiton me Gueye-Draxler, Donnarumma kthehet në çështje (Video)

Një gol i Gueye dhe një i Draxler i ka dhuruar Paris Saint-Germain fitoren 1-0 kundër Montpellier në javën e tetë të Ligue 1.

Mesfushori senegalez ka zhbllokuar takimin e luajtur në Parkun e Princave me një predhë në minutën e 14-të.

Një minutë para fundit të kohës së rregullt ka ardhur edhe goli i sigurisë për parisienët, i realizuar nga Draxler.

Një tjetër fitore me peshë për ekipin e Pochettino-s, i cili vazhdon të mos ketë në dispozicion yje si Leo Messi, Sergio Ramos dhe Marco Verratti.

E vetmja njollë për PSG është situata e portierëve, me Donnarumma-n që ka përfunduar përsëri në stol mbrëmjen e sotme.

(function (el) { window.addEventListener(“message”, (event) => { if (event.origin.startsWith(“https://www.sofascore”)) { if (el.id === event.data.id) { el.style.height = event.data.height + “px”; } } }); })(document.getElementById(“sofa-standings-embed-4-37167”));

Standings provided by SofaScore LiveScore

.

Të Ngjajshme

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Capello lartëson Juventusin, tregon aftësinë kryesore të Allegrit

admin

Leave a Comment