Paris Saint-Germain ka mundur 2-1 Auxerre në transfertë në javën e 36-të të Ligue 1 dhe ka hipotekuar titullin e radhës në kampionat.
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, parisienët kryesojnëme një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Lens-it të vendit të dytë, por kanë një diferencë golash shumë të mirë se ndjekësit.
Protagonisti i 45 minutave të para të ndeshjes që po luhet në Stade de l’Abbe-Deschamps ka qenë Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez ka qenë autor i një dygolëshi në harkun e dy minutave.
Në minutën e gjashtë ka zhbllokuar ndeshjen me një gjuajtje të pakapshme brenda zonës së rreptësisë dhe në të 8-ën ka tundur përsëri rrjetën me një goditje spektakolare nga limitet e zonës së rreptësisë.
28 gola për Mbappe në këtë sezon të Ligue 1.
Miqtë kanë shënuar edhe golin e tretë në minutën e 93-të me Kylian Mbappe, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR.
.