June 27, 2022
Portali Shprehja

PSG “i jep duart” pas 1 viti Sergio Ramos: gati supergoditja nga Serie A. Shifrat

PSG eshte gati te beje goditjen e madhe ne mbrojtje mund të njoftojë nënshkrimin e Milan Skriniar në të ardhmen e afërt pasi negociatat me Interin janë praktikisht të mbyllura. Sipas asaj qe flitet duhet te jene 60 mln euro dhe bonuse te tjera per sllovakun.

Skuadra franceze kishte kohë që qëndronte pas sllovakut, në fakt verën e kaluar tentuan ta nënshkruanin me të, por në atë kohë nuk u plotësuan kushtet për të arritur një marrëveshje. Flitet edhe per nje rroge gati prej 7.5 mln eurosh ne sezon.

Tact Watches

Dite me pare Marotta tha se “eshte me e lehte te zevendesosh nje mbrojtes se sa nje sulmues” duke lene praktikisht te hapur kete shitje ose ate te Basonit pasi Interi duhet te fuse ne arka 60 mln euro per shkak te borxhit qe ka dhe bilanceve.

Tani skuadra italiane duhet të fitojë para si për të balancuar llogaritë e klubit ashtu edhe për të adresuar shtesat e reja ku rikthimi i Lukakut është objektivi kryesor i drejtuesve të sportit.

PSG do të shpenzojë një shifër afër 60 milionë euro dhe do t’i bashkohet listës së gjatë të qendërmbrojtësve në skuadër (Sergio Ramos, Kimpembe, Marquinhos, Diallo dhe Kehrer) kështu që gjithçka tregon se të paktën një do të largohet nga skuadra aktuale

.

Të Ngjajshme

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Leave a Comment