November 27, 2020
Portali Shprehja

Publikimi i listës së qytetarëve të prekur me Covid-19 në Ohër, autoritetet hetojnë rastin

Prokuroria Themelore Publike, pas lajmit të publikuar të Alsat, do të hetojë se nga vijnë informacionet për qytetarët e Ohrit që janë pozitiv me virusin Kovid 19. Listat me emrat e tyre për çdo ditë vazhdojnë të qarkullojnë në Ohër nëpër rrjetet sociale.

Prokuroria Themelore Publike:

“Pas marrjes së njoftimit nga SPB Ohër, Prokuroria Themelore Publike në Ohër hapi lëndë, në të cilën prokurori publik ndërmerr veprime për të vërtetuar fakte dhe për të mbledhur të dhëna”.

Disa nga ata, emrat e të cilëve u shfaqën në listë, në deklaratë telefonike për Alsat kërkojnë reagim të menjëhershëm nga shteti.

“Jam shumë e revoltuar. Nga dita që e mora rezultatin se jam pozitive, kanë dalë listat e emrave, përfshirë edhe emri im. Nuk e di kush e merr të drejtën të na publikojë me emër e mbiemër dhe të lëshojë informacione të tilla para opinionit…”, thotë një paciente nga Ohri, e prekur me Covid-19.

Ajo që shqetëson edhe më shumë qytetarët është që listat publikohen në internet çdo ditë, paralelisht me informacionin që institucionet shëndetësore i marrin.

“A e dinë ata se çfarë do të thotë të kesh fëmijë jashtë vendit dhe t’i dërgosh dikujt mesazh me emrin e nënës së tij se ajo është pozitive? “Është tronditje dhe stres i madh për familjen”, pohon pacientja nga Ohri e prekur me Covid-19

Nga dalin në të vërtetë këto informacione dhe kush i publikon në internet, nuk kanë njohuri as institucionet përkatëse.

Këto lista nuk kanë të bëjnë me spitalin e përgjithshëm të Ohrit, por nuk është korrekte të publikohen listat e të gjithë atyre që janë pozitivë…”-tha Goran Balev- drejtor i spitalit të përgjithshëm në Ohër.

Me përgjegjësi pohoj se asnjë e dhënë, asnjë listë nuk është lëshuar nga Qendra për Shëndet Publik”-tha Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës së shëndetit publik- Ohër.

Në këtë rast bëhet fjalë për vepër penale, thonë avokatët e konsultuar nga Alsat. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, këto informacione janë të besueshme dhe mund t’i jepen vetëm pacientit apo ndonjë anëtari të familjes së tij. Dënimi për shkeljen e ligjit është gjobë në të holla ose burg deri në 1 vit, kurse nëse vepra është kryer nga person zyrtar, dënimi është nga tre muaj deri në tre vjet burg.

Miki Trajkovski

The post Publikimi i listës së qytetarëve të prekur me Covid-19 në Ohër, autoritetet hetojnë rastin appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

“27 Prilli”, Zaev: Veljanoski i manipuluar nga Gruevski

admin

Trotuaret e bllokuara në Tetovë, filloristët të rrezikuar në trafik

admin

Shtabi Qendror për Menaxhim me Kriza do të mbajë mbledhje

admin

Leave a Comment