June 27, 2022
Portali Shprehja

Publikohen fotografitë, kështu do të duket Xhamia Qendrore në Prishtinë (FOTO)

Zvarritja 10-vjeçare për Xhaminë Qendrore në Prishtinë mori fund javën e kaluar. Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Tact Watches

Punimet kanë filluar në vitin 2020 kur edhe është lëshuar një leje e pjesshëm për heqjen e dheut dhe vendosjen e pilotave.

Mediua Periskopi ka raportuar se projektin e xhamisë e ka bërë nga një kompanitë nga Turqia me konsulent një kompani projektuese nga Prishtina.
Xhamisë e cila do të ketë kapacitet për 13 mijë e 905 persona, i është zbuluar edhe plani se si do duket.

Periskopi ka siguruar fotografi të dizajnit të brendshëm dhe të jashtëm të xhamisë, që janë bërë nga kompania projektuese turke. Por, nuk është e pasqyruar e gjithë pamja, pasi objekti pritet që të ketë disa kate për parkingje dhe lokale jashtë.

Më poshtë mund të shihni disa fotografitë të dizajnit të xhamisë brenda dhe jashtë.

Toka 8100m².

Sipërfaqja e banimit 3430 m².

Kati përdhes 2229m².

Mahfil Kati 815m².

Kati 2 Mahfil 990m².

Oborr 3003m².

Kapaciteti total prej 13905 personash.

Të Ngjajshme

Sveçla: S’ka asnjë shtetas kosovar duke luftuar në Ukrainë

admin

Analiza e The Times/ Boris Johnson paralajmëroi Macronin në takimin e G7: Mos i krijo Putinit hapësirën për të manipuluar

admin

Kryetari i Preshevës nesër viziton nesër Kadri Veselin në Hagë

admin

Leave a Comment