16.9 C
Skopje
June 16, 2019
Informacione Vendi

Publikohen përgjime të reja për funksionarët e BDI-së, nuk ndalojnë?! (VIDEO)

Tact

Pas pauzës së shkurtër, shkaku i bllokimit të profilit në Fejsbuk, banori i Kërçovës me emrin “El Çeka” ka rifilluar me publikimin e “bombave” ose bisedave të përgjuara të funksionarëve të lartë të BDI-së. Këtë radhë bisedat po publikohen edhe më shpesh se sa para se ti bllokohej profili “El Çeka”-s nga autoritetet amerikane, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë publikuar disa bomba, dhe është hapur edhe një profil tjetër në Fejsbuk me emrin “Bombat online” për të rritur numrin e vendeve prej ku mund të postohet shkak u i sabotimeve të vazhdueshme.

Në faqen e re shkruan njoftimi se aty do të publikohen të gjithë audiot e vjetra dhe të reja, pasi që Fejsbuku ua ka fshirë.

“El Çeka” pas publikimit të bombave gjatë ditës së sotme, u ka dhënë ultimatum partive në pushtet LSDM dhe Bdi që të nisin iniciativën për hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës, pasi në të kundërtën, do të vazhdojë me publikimin e materialeve komprometuese.

 “O hetim ndërkombtar për rastin e Kumanovës dhe të dënohen të gjith për vrasjet dhe rastet e montuara ndaj shqipëtarve, si njerzit nga partia juaj o Zaev, Gruevski bashk me të vetit, si dhe Aliu, Musa dhe Thaçi me kllapën e tyre, ose ato duart e shkurtëra do tu shkurtohen edhe një her të gjithve!
Edhe 62 dit, mendohuni!” 
, shkruan në murin e Fejsbukut të “El Çeka”-s.

Në një prej postimeve të ditës së sotme, ka edhe një paralajmërim se të dënuarit e “Kumanovës” po përgatitet ti likuidojnë në burg.

“Vllezërit tonë Sami Ukshini, Val Zeka dhe Shek Hallaqi kan nevoj më shum se kurr për lutjet tona, pasi morra informatat direkt nga një punonjës nga prokuroria e lart e Shkupit i cili paska ndjenja shqipëtare më informoj se 3-vllezërit tan duhet të ken kujdes më shum se kurr në burgun ku vuajn dënimin, ai më tha se nuk duhet të përdorin ushqimin që u jepet në burg dhe të mos dalin nga qelit e tyre por të rrin të bashkuar sepse diçka po pregaditet kundër tysh! Zoran Zaevi duhet ta di se nëse diçka ndodh me ta mbaron Historia e Zaevave, Alijave dhe të gjith bashkpuntorve të tyre!Publikimi i përgjimeve do të bëhet në orët e mëngjesit pasi sot kemi patur shum pengesa!”, shkruan në postimin tjetër të “El Çeka”-s.

Dje Ministria e Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore e Kërçovës kundër personit me llagapin “El Cheka” nga fshati Tuini i Kërçovës, i cili për disa ditë me radhë, nga SHBA-ja, po publikon biseda të përgjuara të funksionarëve të lartë të BDI-së. Siç informojnë nga prokuroria, është konstatuar se “El Cheka” ka bërë vepër penale përgjim ilegal, pasi nga Fejsbuku i tij, nga Amerika, po publikon biseda të paligjshme telefonike. Prokuroria u ka kërkuar autoriteteve amerikane që ta ndalojnë edhe publikimin e mëtutjeshëm të “bombave” gjë që ndodhi, por përkohësisht.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Përgjimet e “El Cheka”-s, Dega e BDI Dollogozhdë: Akoma më fuqishëm qëndrojmë pas Ahmetit

shprehja

A u arratis duke u fshehur në bagazhin e makinës, flet Gruevski nga Budapesti

shprehja

Sot vendoset fati i Qeverisë së Zaevit, ja skenaret?

shprehja