November 29, 2021
Portali Shprehja

Pushteti me “dyer të hapura” për Alternativën! Partia e Gashit ende nuk ka marrë ofertë zyrtare, janë aty ku kanë qenë

“Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë si parti maxhoritare në koalicion, por edhe partnerët tanë të koalicionit, absolutisht janë të përgatitur për zgjerim të shumicës aktuale parlamentare, përsëri e them se me të gjithë ata deputetë që i ndajnë të njëjtat vlera. Nëse me kujdes i kemi ndjekur deklaratat, sidomos të z.Gashi dhe kolegëve deputetë nga Alternativa, mendoj se shumë lehtë mund të gjendemi në pikë të përbashkët”, tha Sllavjanka Petrovska, LSDM.

E pyetur nëse tani për tani kanë komunikim me deputetët e Alternativës, Petrovska u shpreh se  janë në komunikim të vazhdueshëm në nivele të ndryshme dhe asnjëherë dyert nuk kanë qenë të mbyllura. Kësaj, Zekirija Ibrahimi nga Alternativa, në fillim ju përgjigj si me shaka.

Tact Watches

 “Ju faleminderit që i mbajnë dyert e hapura por në këtë mot kur po ftohet është mirë t’i mbyllin nga pak se mund të ftohen”, tha Zekirija Ibrahimi, Alternativa.

TV21: Çfarë nënkupton kjo?


“E dinë ata”, thekson Ibrahimi.

Më tej shtoi se nëse dikush dëshiron të komunikojë zyrtarisht me Alternativën, mund të drejtohen tek kryetari dhe organet partiake.

TV21: Po por ama as ju nuk është se i keni mbyllur dyert, a mund te themi këtë?

Dyer e partive politike është keq të thotë dikush se i kemi mbyllur dyert për shkak se politika është proces dinamik që nënkupton edhe ndryshime të vazhdueshme. Ne nuk i kemi mbyllur por as nuk i kemi hapur për t’u bërë pjesë e pushtetit, thjesht jemi aty ku kemi qenë. Andaj nuk po flasim me gjuhën “i kemi hapur dyert që të bëhemi pjesë e pushtetit”. Jo, ne mbetemi në kampin opozitar, aty e bëjmë betejën, e për zhvillime të tjera e shohim në rrethana të tjera”, deklaroi Zekirija Ibrahimi, Alternativa.

Ibrahimi sqaron se zyrtarisht nuk ka asnjë ndryshim as në kërkesën e partive të tjera e as në qëndrimin e Alternativës, gjersa partia vazhdon të komunikojë si me Aleancën për Shqiptarët po ashtu edhe me VMRO-DPMNE-në. Nga kjo e fundit pohojnë gjithashtu se janë në kontakt me të gjithë dhe mirëpresin gjithkënd që mendon se Zoran Zaev nuk ja vlen më për Kryeministër.  

“Ne jemi në kontakt me të gjitha subjektet politike në Maqedoni dhe shtrijmë dorën deri tek të gjithë ata që mendojnë se Zoran Zaev nuk vlen që të jetë në krye të këtij shteti”, tha Naum Stoillkov, VMRO-DPMNE.

Në përpjekjen për ta rrëzuar Qeverinë me mocion mosbesimi doli se opozita ka 60 deputetë, ndërsa shumica 59. Deputeti Kastriot Rexhepi nuk votoi për rrëzimin e Qeverisë, megjithatë ende nuk dihet qëndrimi i tij se a do të përkrahë shumicën. Sqarimet na tha se do t’i bëjë të hënën. E deputetja Petrovska, e pyetur për Rexhepin, tha se ndajnë vlera të përbashkëta, andaj  beson se edhe ai lehtë do të gjendet në platformën e shumicës në Kuvend. Po edhe nëse kjo ndodh, pushtetit dhe opozita do të ishin barabar për nga numri i deputetëve, 60 me 60. Bashkëngjitja eventuale e Alternativës do ta çonte në 64 numrin e deputetëve të shumicës. Paraprakisht edhe Kryeministri Zoran Zaev ka pohuar komunikimin e mirë që ka me partinë e Afrim Gashit, ndërsa ky i fundit ditë më parë në TV21 tha se jemi në krizë të thellë politike, gjersa siguroi se Alternativa do të sillet me përgjegjësi kur do të jenë në pyetje procese të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. As nga BDI nuk kundërshtime për hyrjen eventuale të Alternativës në Qeveri.

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment