July 3, 2022
Portali Shprehja

Putin: Asgjë nuk do të jetë siç ka qenë më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin për arrogancë koloniale dhe ka thënë se sanksionet kundër shtetit të tij kanë dështuar.

Tact Watches

Në një adresim para Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg më 17 qershor, në të cilin nuk ka qenë i pranishëm gati asnjë zyrtar perëndimor, Putin ka mbrojtur vendimin e tij për pushtim të Ukrainës, të cilin shumë zyrtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, e konsiderojnë të ngjashëm me luftërat e shekujve të kaluar.

Putin ka pretenduar se qëllimi kryesor i pushtimit është “mbrojtja e njerëzve tanë” në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.Kievi dhe Perëndimi e shohin këtë arsyetim si pretekst të rremë për ambiciet e tij imperialiste.

Disa ditë para forumit ekonomik, Putin ka bërë krahasim me vetes dhe Petrit të Madh të shekullit të 17-të, i cili e ka zgjeruar Perandorinë Ruse, pas humbjes së Suedisë më 1709.

Putin ka pretenduar se Rusia është “detyruar” të pushtojë Ukrainën dhe ka thënë se do të vazhdojë luftën pavarësisht përballjes me rezistencë të forcave ukrainase dhe humbje të konsiderueshme të ushtarëve dhe pajisjeve.

Presidenti rus ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për rolin e tyre në çështjet globale, duke thënë se Uashingtoni e konsideron veten “emisar të Zotit në Tokë”.

Putin po ashtu ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska është përgjegjëse për rritje të ndjeshme të çmimeve globale të drithërave.

Uashingtoni dhe Brukseli besojnë se bllokadat ujore ruse në portet ukrainase, janë duke bllokuar furnizimet e Ukrainës, një eksportuese e madhe e miellit dhe lulediellit.

Ai ka pretenduar se Rusia është e gatshme të garantojë transitin e anijeve që eksportojnë drithërat ukrainase përmes Detit të Zi dhe se Ukraina ka alternativa përmes rrugëve tokësore, ndonëse ekspertët e Perëndimit nuk e shohin këtë mundësi si lehtë të realizueshme.

Të Ngjajshme

NATO e pranon: Sulm i mundshëm ndaj një vendi anëtar, Ballkani në fokus

admin

Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

admin

Për vetëm 3 orë Tiranë – Sarandë, u hap aksi i rëndësishëm rrugor në jug të Shqipërisë (VIDEO)

admin

Leave a Comment