May 28, 2023
Portali Shprehja

Putin dhe Zelensky bien dakord për misionin afrikan për paqe

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë rënë dakord që të marrin misionin për paqe të udhëhequr nga afrikanët.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se të dy liderët janë pajtuar për këtë mision të mundshëm paqeje.

“Diskutimet e mia me të dy liderët treguan se ata të dy janë të gatshëm të presin liderët afrikanë dhe të kenë diskutime se si mund t’i jepet fund këtij konflikti”, tha Ramaphosa.

“Nëse kjo do të ketë sukses apo jo do të varet nga diskutimet që do të zhvillohen” tha ai.

Ramaphosa tha gjithashtu se plani i paqes u mbështet nga udhëheqësit e Senegalit, Ugandës dhe Egjiptit, duke shtuar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, SHBA dhe Britania ishin gjithashtu të informuar.

.

Të Ngjajshme

“Bye, bye, bye Kemal” Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Udhëheqësit botërorë kanë filluar të urojnë Erdoganin për fitoren

Një avokat nga Nju Jorku po përballet me një seancë gjyqësore të tij pasi firma e tij përdori mjetin AI ChatGPT

Leave a Comment