July 3, 2022
Portali Shprehja

Putin i blen të dashurës dy shtëpi luksoze në Turqi, Erdogan e siguron me rojet e tij

Ndërkohë Perëndimi zgjeron politikën e sanksioneve kundër Moskës, zbulime të reja ka për të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin.

Tact Watches

Sipas Daily Mail, përflitet se olimpistja 39-vjeçare, Alina Kabaeva, ka dy shtëpi luksoze në Turqi. Kabaeva thuhet se zotëron një shtëpi në pjesën jugore të Turqisë dhe në Stamboll.

Sipas biznesmenit 62-vjeçar izraelit, i lindur në Rusi, Leonid Nevzlin, ish-bashkëthemelues i kompanisë së naftës Yukos dhe kundërshtar i Putinit, pasuritë u shlyen me ndihmën e një bashkëpunëtor të Rexhep Tayyip Erdogan.

Në të njëjtën kohë, ka zëra se Kabaeva është nënë e katër fëmijëve të presidentit rus. Nevzlin, i cili është ish-bashkëpronar i gjigantit të naftës Yukos dhe një ndër armiqtë kryesorë të Putinit pretendon gjithashtu se Erdogan ka vendosur rojet e tij presidencialë në shtëpitë e shtrenjta të saj.

Për shkak të luftës në Ukrainë, Kabaeva i janë vendosur sanksione nga Britania, BE dhe Kanadaja.

.

Të Ngjajshme

Rina Balaj shfaqet sensuale dhe provokuese në pozat e reja

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Anija ndahet në dysh për shkak të stuhisë në brigjet e Hong Kongut – disa të zhdukur

Leave a Comment