October 4, 2023
Portali Shprehja

Putin kritikon SHBA-në për dërgimin e municioneve thërrmuese dhe predhave të uraniumit të varfëruar në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për furnizimin me municione thërrmuese dhe predha të uraniumit të varfëruar për forcat ukrainase.

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin tha se qëndrimi i SHBA-së për municionet thërrmuese ishte jokonsistent, shkruan CNN.

“Kohët e fundit, administrata amerikane besonte se përdorimi i municioneve thërrmuese ishte një krim lufte. Ata folën publikisht për këtë. Tani ata vetë furnizojnë municione thërrmuese në zonën e luftimit në Ukrainë”, tha ai.

“Sigurisht, kjo na dëmton ne,” vazhdoi Putin. “E njëjta gjë ndodh me uraniumin e varfëruar; zona është duke u kontaminuar. (Kjo është) e keqe, shumë e keqe.”, shtoi presidenti i Rusisë.

.

Të Ngjajshme

Aksioni për pastrimin e fundit të liqenit të Ohrit, është hequr një sasi e madhe e mbeturinave të ngurta

LSDM: VMRO për 11 vjet e ka mbajtur shtetin të izoluar jashtë BE-së dhe NATO-s

admin

Lirohet Radojiçiq, i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia

Leave a Comment