June 18, 2021
Portali Shprehja

Qendra e re Klinike, Filipçe: VMRO-ja po keqpërdor pozitën politike

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe realizoi sot takim me ish ministart e shëndetësie për të këmbyer përvojat e tyre rreth ndërtimit të Qendrës së re klinike. Sipas tij është e paarsyeshme bllokada që vjen nga VMRO-DPMNE-ja lidhur me ndërtimin e kësaj qendre.

“Organizuam mbledhje me ish ministrat e shëndetësisë që të flasim për Qendrën e re klinike, me qellim që të këmbejmë përvojat. Kjo çështje po zvarritet tepër gjatë, po flitet që gati 15 vjet. Kjo çështje duhet të zgjidhet dhe të fillohet puna për ndërtimin e Qendrës së re klinike, këtë e meritojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne mundtë flasim edhe për zgjidhje tjera, por ndërtimi i klinikës është domosdoshmëri dhe sjellja e VMRO-DPMNE-së në këtë drejtim është e pakuptueshme dhe e paarsyeshme dhe keqpërdorim i pozitës politike”, deklaroi Venko Filipçe dhe njëherit i bëri thirrje opozitës që të kyçet në debat rreth kësaj çështje qoftë në komisionin për shëndetësi apo në debatin publik që pritet të realizohet kah fundi i këtij muaj.
Filipçe njoftoi edhe për procesin e imunizimit të popullatës.

“Procesi i imunizimit po rrjedh shumë mirë në gjithë territorin e vendit. 150 mijë qytetarë janë vaksinuar, rreth 30 mijë kanë marrë edhe dozën e dytë. Sot pritet të arrijnë edhe 40 mijë doza përmes Covax sistemit”, tha Filipçe.

A do të lirohen nga maskat qytetarët që janë vaksinuar?

“Tani për tani jo, do ta shqyrtojmë këtë çështje të martën në mbledhje”, u përgjigj Filipçe.

.

Të Ngjajshme

Reforma zgjedhore, Andonovski: Nuk priten ndryshime thelbësore të Kodit Zgjedhor

admin

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

admin

Shehu: Listat e hapura në këto zgjedhje, do të jenë një lloj testi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

admin

Leave a Comment