December 3, 2020
Portali Shprehja

Qendra skijimit “Kozhuf”, në falimentim prej 4 vitesh

I ngjitën majat më të larta botërore, por jo edhe të gjitha atraksionet turistike malore të vendit. Shoqatat për turizëm malor ankohen për mungesën e infrastrukturës së duhur për të realizuar turizmin në mal apo edhe sportet ekstreme. Një pikë e tillë turistike është edhe Qendra e skijimit në Malin Kozhuf në afërsi të Gjevgjelisë. Shoqatat thonë se shteti ka lënë pas dore qendrat e skijimit, teleferikët, shtigjet e ecjeve dhe të ngjashme. Armend Luta nga “Peaktrip” tha se qeveria e kaluar harxhoi miliona euro kot në një mal ku klima është e ngrohtë dhe periudha për turizëm dimëror është shumë e shkurtë.

“Autoritetet atje dhe këto qeveritare nuk i morën parasysh vlerësimet e ekspertëve që ato para të zhvillohen në qendrat tjera ku ka më shumë kapacitet si Kodra e Diellit apo Pelisteri ku bora mbanë më gjatë. Mesa di unë vetëm rruga prej në Gjevgjeli deri në qendrën turistike ishte diku afër 90 kilometra, u harxhuan miliona dhe e gjithë ky ishte një projekt i dështuar”, deklaroi Armend Luta, Shoqata “Peaktrip”.

Në promovimin e atëhershëm ishte teleferiku i parë në Ballkan me 6 ulëse që e ndërtoi kompania austriake deri në majën më të larë “Zelen breg” prej 2176 metra. Me gjithë rrugën e asfaltuar nga Gjevgjelia deri tek teleferiku, taksapaguesve u kushtoi hiç më pak se 9 milion euro. Sot, në malësinë e Kozhufit që lidhet me brezin e gjelbër të kufirit jugor gjithçka ka mbetur si e lënë pas dore. Nga Komuna e Gjevgjelisë thonë se kompania private që kishte marr me koncesion këtë pikë turistike është në procedurë falimentimi prej 4 vitesh.

“Atëherë privati kishte një ide biznesi me vendosjen e teleferikut dhe zhvillimin e qendrës turistike të Kozhufit, iniciativë e cila për tre vitesh ishte në funksion. Vinin njerëz nga e gjithë Maqedonia, bënin skijim, kishte vikend shtëpiza, hotele e restorante. Por, e njëjta falimentoi para katër vitesh”, tha Sasho Pockov, Kryetar i Komunës së Gjevgjelisë.

Arsye e dështimit sipas autoriteteve komunale ishte koncepti megaloman i investitorit që zaptoi të gjithë territorin me pretendimin se do të tërheqë investitorë të huaj deri në 70 milion euro. Për të rikthyer turistët fqinjë në malet e Kozhufit, autoritetet qendrore kanë në plan të hapin një pikë të re kufitare lokale me Greqinë, që parashihet edhe në Marrëveshjen e Prespës.

Adnan Qaili

Të Ngjajshme

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

admin

Moti sot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

admin

33 viktima dhe 946 raste të reja me COVID

admin

Leave a Comment