November 29, 2021
Portali Shprehja

Qenkam vonuar në Kërçovë, mërgimtarët paskan shkuar!

Artisti i madh, Çun Lajçi ka qëndruar sot në Kërçovë ku ka promovuar librin e tij të ri, “Kopilani”.

Në një intervistë ekskluzive për TV21, Lajçi ka treguar se ndalimi i tij në Kërçovë, në kuadër të karvanit të promovimit të librit në trojet shqiptare, vjen nga përshtypjet që i ka marrë në Kërçovë gjatë promovimit të “Bastardëve”. Përjetimet, Lajçi i ka futur te “Kopilani”.

Tact Watches

Ai është shprehur se e ndjen veten të obliguar ta promovojë librin në Maqedoninë e Veriut, pasi siç tha:

“Gjysma e librit është Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë”.

Është ndjerë i vonuar këtë herë me ardhjen në Kërçovë, pasi i mungojnë mërgimtarët dhe sipas tij kjo ka ndikuar edhe në uljen e fuqisë blerëse.

Sa i takon banorëve vendas, ai thotë se i kupton të njëjtit pasi jetojnë me “paga mjerane”, por e ngushëllon fakti se “ata që e duan librin, sërish e blejnë të njëjtin sepse do ta gjejnë veten brenda tyre”.

Më poshtë një pjesë e intervistës së realizuar nga gazetarja, Salije Sadiku:

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment