June 18, 2021
Portali Shprehja

Qeveria dhe opozita nuk heqin dorë nga legalizimi i objekteve pa leje

Qeveria ndryshoi mendjen. Tërhoqi Ligjin për Legalizimin e Ndërtesave të Paligjshme, i cili ngriti publikun në këmbë dhe nuk mori dritë jeshile as nga Presidenti Stevo Pendarovski. Nga Ilindenska reteruan, kur Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i informoi ata se kishin marrë vërejtje për Ligjin – nga shoqatat e ndërtimtarisë dhe urbanizmit, si dhe nga sektori civil. Tani ministria në fjalë duhet të përgatisë një zgjidhje të re ligjore. Kryeministri Zoran Zaev, nuk tërhiqet nga vendimi për miratimin e një Ligji për Legalizimin e Ndërtesave të Paligjshme.

Shteti duhet të vazhdojë të zgjidhë problemet e qytetarëve.” Është më e lehtë të thuash se nuk legalizojmë. Por, përgjigjet duhet të jepen, çfarë bëhet me ndërtimet pa leje. Vërtetë ka më shumë se 50 mijë objekte. Duke bërë një prerje nga rreth 350 mijë objekte për legalizim, 260 mijë e kanë përfunduar procedurën. Rreth 90,000 procedura mbeten të papërfunduara. Ne nuk duhet të lejojmë që ata të shkatërrohen”, tha Zoran Zaev, kryeministër

Ligji për legalizimin e ndërtesave të paligjshme, i cili u miratua nga Parlamenti, mbështetet gjithashtu nga VMRO DPMNE. Hristijan Mickoski në intervistë për emisionin 360 Gradë, tha se partia votoi ligjin sepse ishte në interes të populllit. Ai njoftoi se nëse zgjidhja e re miratohet nga publiku, Ligji do të marrë përsëri mbështetjen e tyre në Parlament.

 Publiku është mjaft i ndjeshëm për këtë çështje. Unë mendoj se rruga, trajektorja dhe e ardhmja e këtij ligji duhet të jetë e ndryshme nga ajo që ishte deri më tani. Të gjithë ata që mendojnë se ky ligj nuk duhet të miratohet kanë mundësinë në Parlament tani, përmes bllokimit dhe filibasteringut, të mos lejojnë që ky ligj të miratohet”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ligji për Legalizimin e Ndërtesave të Paligjshme u miratua në 11 maj. 72 deputetë nga pushteti dhe opozita votuan “Për”, tre ishin të “përmbajtur” dhe pesë “kundër”. Por, kur Ligji kaloi procedurat parlamentare, dekreti për shpalljen e tij nuk u nënshkrua nga Presidenti Pendarovski, me shpjegimin se lejon personat që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme të mos mbajnë përgjegjësi penale.

 

Bojan Stojanovski

.

Të Ngjajshme

Fshatrat Poroj dhe Xhepçishtë nuk kanë kanalizim, ujërat e zeza shkaktojnë revoltë tek banorët

admin

Pasdite shi i rrëmbyeshëm, vazhdon periudha e motit të paqëndrueshëm

admin

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e tri vendeve të Ballkanit

admin

Leave a Comment