June 7, 2023
Portali Shprehja

Qeveria e Macron i shpëton rrëzimit

Qeveria e Emmanuel Macron-it i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të hënën.

Qeverisë së Macron iu desh të votëbesohej pasi Dhoma e Ulët kaloi një projektligj për të ndryshuar sistemin e pensioneve në vend.

Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga një grup i vogël i qendrës dhe i mbështetur nga një koalicion të majtësh mori 278 vota, nga 287 që duheshin në total për të kaluar.

Një tjetër mocion për iniciativën pritet të marrë më pak mbështetje nga grupe të tjera të ligjvënësve francezë. Nëse të dy mocionet dështojnë, projektligji do të cilësohet i kaluar.

Kujtojmë se Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi përdorimin e kompetencave të veçanta kushtetuese për ta kaluar projektligjin që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64, pa u dhënë mundësi ligjvënësve që ta votonin.

.

Të Ngjajshme

Protestë përpara Klinikës së Kardiokirurgjisë, kjo është arsyeja

Bullgaria fitoi qeveri të rregullt, në koalicion me rivalët Petkov dhe Borisov

Keni probleme me gjumin? Kjo është vitamina që ju nevojitet

Leave a Comment