March 1, 2021
Portali Shprehja

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me “shkues” për vaksinat-Covax!

Qeveria angazhoi ndërmjetësues për furnizimin e vaksinave përmes platformës Covax. Ekzekutivi miratoi një aneks të Marrëveshjes së lidhur më datë 19.11.2020, duke angazhuar Lidhjen Globale të Vaksinave “GAVI” që vaksinat e aprovuara t’i sigurojë me prioritet. Nga Qeveria kumtuan se GAVI, ka para kualifikim nga OBSH-ja për furnizim të avancuar të vaksinave ose përdorim emergjent aty ku ka më shumë nevojë. Kryeministri Zaev mohon të ketë presione diplomatike nga partnerët strategjik të vendit për blerjen e vaksinave nga shtete të treta. Ai arsyeton se nuk mund të porosisin nga të gjithë prodhuesit njëherësh.

“Shëndeti i qytetarëve është e drejtë sovrane e tyre! Edhe pse jemi anëtarja më e re e NATO-s absolutisht as NATO as Uashingtoni e as BE-ja nuk ka rezerva apo paragjykime në pjesën e zgjedhjes së vaksinave se a bëhet fjalë për Pfizer, Astara&Zeneca, Sinofarm nga Kina apo Sputnik nga Rusia. Kemi edhe përgjegjësi konkrete, se meqë kemi hyrë me pranimin e ofertës dhe kemi dhënë nënshkrimin, madje edhe nëse paratë apo avansi nuk janë paguar, nëse kemi vënë firmë duhet patjetër t’i llogarisim të gjitha sasitë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mbi 450 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar në dy ditët e para dhe sipas kësaj dinamike vaksinat Pfizer donacion nga Serbia do të jepen brenda 20 ditësh. Ndonëse kreu i shëndetësisë Venko Filipçe tha se dozat e para do kryhen për 10 ditë, punkti i vaksinimit nuk punon me kapacitet të plotë, për të mos ndaluar procesi imunizimit deri në ardhjen e vaksinave kineze. Kjo e fundit nga Pekini u paralajmërua të arrite gjatë kësaj jave, por afati u shty për në fund të këtij muaji.

“Nga 833 mijë doza të porositura përmes platformës Covax, kontingjenti i parë pritet të vijë gjatë muajit mars nga kompania farmaceutike Astara&Zeneca. Nga ky lloj i vaksinës për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar ndërmjet 103 200 dhe 175 200 doza, prej të cilave 35% duhet të arrijnë në tremujorin e parë dhe pjesa e mbetur në tremujorin e dytë të këtij viti. Pfizer përmes Covax në kontingjentin e parë do tu dërgoj vaksina vetëm 18 shteteve, të cilat ende nuk kanë nisur programet e tyre të vaksinimit anti kovid”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, përmes platformës online ‘vakcinacija.mk’ vullnetarisht janë paraqitur 58.500 qytetarë për të marr vaksinat anti kovid. Paralelisht përmes mjekëve amë në platformën ‘termini im’ janë paraqitur mbi 32,900 qytetarë të tjerë mbi moshën 70 vjeç, të cilët si kategori e rrezikuar do të vaksinohen menjëherë pas mbarimit të punonjësve shëndetësor, me prioritet në fazën e parë të imunizimit. Afate të prera nuk ka, por i gjithë procesi i krijimit të imunitetit kolektiv përmes vaksinave do të kryhet deri në fund të vitit 2022.

Ndërkaq, BE ka akorduar 7 milion euro për vaksinim në Ballkanin Perëndimor, apo 10% e buxhetit të projektuar për këtë rajon. Komisionari për zgjerim Oliver Varhej bëri të ditur se këto mjete do të shpenzohen për furnizime përmes platformës Covax dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me vendet jo anëtare.

Adnan Qaili

.

Të Ngjajshme

ASH: Komuna e Tetovës t’u sigurojë ujë qytetarëve

admin

“Përplasjet në BDI”, Mexhiti nuk tregon se kur do të iniciojë interpelancën kundër Grubit

admin

Ka nisur me vështirësi teknike faza e parë e regjistrimit të popullsisë

admin

Leave a Comment