13.1 C
Skopje
November 10, 2019
Informacione Vendi

Qeveria emëroi zv/drejtorin e Drejtorisë së të Hyrave Publike nga radhët e BDI-së

Dje, qeveria në seancën e rradhës ka emëruar si zëvendës drejtor në Drejtorinë e të ardhurave publike Remzi Abdullahin, i cili vjen në këtë pozitë nga posti i drejtorit të komunikacionit postar dhe anëtar bordi, mëson KOHA. Po kush është zëvendës drejtori i ri i Drejtorisë për të ardhura publike? Remzi Abdullahi ka lindur në vitin 1981 në Tetovë, mësimet në shkollën e mesme i ka kryer në gjimnazin Kiril Pejçinoviq ndërsa studimet në Unitersitetin e Tetovës në drejtimin juridik kurse studimet master i ka mbaruar në Prishtinë në drejtimin administrativo-politik. Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka punuar në Qeverinë e RMV-së kurse nga viti 2010 në Ministrinë e ekonomisë respektivisht në Inspektoratin e tregut. Në vitin 2015 ai emërohet drejtor i komunikacionit postar dhe anëtarë bordi në SHQ Posta e Maqedonisë. Abdullahi është aktiv në politikë tashmë shumë vite. Vjen nga dega e BDI-së në Tetovë dhe gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë shumë aktiv në të gjithë proceset zgjedhore, ndërsa drejton edhe nëndegën e BDI-së në Reçicë të vogël. (koha.mk)

Artikuj të ngajshëm

Mini-Shëngeni ballkanik, Gashi akuzon Ramën: Çka po i duhet Jugosllavia e re?

shprehja

Këshilltari i ASH-së: Ja kush është fajtor për mos vendosjen e flamurit shqiptarë në Kumanovë

shprehja

Dega e BDI-Likovë publikon një sondazh: Ja kush do i fitoj zgjedhjet

shprehja