May 16, 2021
Portali Shprehja

Qeveria ka pranuar kërkesat e mediave për reformat e paralajmëruara

Qeveria konsideron se shumica e kërkesave të mediave dhe punonjësve mediatik, lidhur me reformat e paralajmëruara në media, në pjesën e ndryshimeve në Ligjin për Shërbimet Audio dhe Audiovizuale janë të pranueshme. Ato do t’i mundësojnë Qeverisë që të zhvillojë një fushatë edukative dhe informuese për projekte me interes publik përmes radiodifuzerëve. Për Qeverinë, janë të pranueshme kërkesat për krijimin e një fondi të pavarur me një shumë prej 1.5 deri 2.5 milion euro në vit, për gazetari hulumtuese dhe për produksionin e përmbajtjes mediatike, me interes publik. Nga Qeveria deklarojnë se do të aplikohen mekanizmat më të rreptë të kontrollit. Paketa së shpejti do të jetë në seancë qeveritare, dhe pritet të hyjë në procedurë parlamentare deri në fund të muajit. Zgjidhja ligjore do t’i dërgohet gjithashtu Komisionit të Venecias.

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment