November 29, 2021
Portali Shprehja

Qeveria në “riparim”! BDI nuk ndërron ministra, LSDM kërkon liderin e ri

Pas zgjedhjeve lokale dhe votimit të pasuksesshëm në Kuvend për mosbesim të Qeverisë, pritet rikonstruimi i kabinetit “Zaev 2”. BDI-ja e konfirmon qëndrimin e saj – nuk do të ndërrojë ministra, por si reflektim i rezultatit zgjedhor ka gjasa të ketë disa ndryshime në postet e drejtorëve. Partia tani është përqendruar në projektet e premtuara nga fushata e vitit 2020. Kryeministri, dorëheqjen e paralajmëruar e vendosi në pauzë, por sipas Presidentit të shtetit Pendarovski, Zaevi do të tërhiqet tërësisht brenda disa muajsh.

“Unë jam i mendimit se tërheqja e tij është vetëm çështje muajsh. Bëhet fjalë për maksimum disa muaj, sepse, po e përsëris, kur merrni ndonjë vendim politik – tërheqja nga politika pas kaq vitesh është vendim i madh, kurse hyrja në politikë ende më i madh…”, tha Stevo Pendarovski, president.

Tact Watches

Sipas profesoreshës dhe deputetes, Gordana Siljanovska-Dafkova vendi është në krizë politike.

 “Ne tashmë jemi në krizë politike dhe habitem, sepse kur jep dorëheqjen, unë nuk e di nëse kryeministri ka dhënë dorëheqje, atëherë ajo Qeveri automatikisht është Qeveri në dorëheqje. Askush në botë, e as në BE nuk bisedon dhe negocion me kryeministra në dorëheqje, me Qeveri në dorëheqje. Kjo është krizë politike”, pohoi Gordana Siljanovska, VMRO-DPMNE.

Nga opozitarja VMRO-DPMNE mbesin në qëndrim për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi siç thonë, pushteti aktual nuk ka legjitimitet më.

Tani socialdemokratët duhet të gjejnë se kush do ta zëvendësojë Zaevin. Sipas informacioneve të TV21, në lojë janë tre emra për në Bihaçka – Dane Talevski, Petre Shilegov dhe Stefan Bogoev.

Sipas Statutit të partisë, zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake duhet të shpallet 15 ditë nga ndërprerja e funksionit, kur përcaktohet edhe data e mbajtjes së tyre. Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen sipas procedurës së njëjtë si zgjedhje të rregullta brendapartiake, kurse shpallen në rast kur kryetari i partisë jep dorëheqje, kur votohet mosbesim apo kur ndërpritet funksioni mbi çfarëdo baze. 

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment