December 7, 2022
Portali Shprehja

Qeveria në seancë të mbyllur diskuton për shtetësinë e pro-rusit Onishenko

Gazetar: Adrian Kerimi

Qeveria në mbledhjen e mbyllur diskuton për shtetësinë e pro-rusit Onishenko. Në mbledhje refereon kreu i ASK-së Viktor Dimovski mbi lëshimet procedurale-ligjore gjatë dhënies së shtetësisë. Për shkak se seanca është e karakterit të mbyllur, nuk dihet as koha dhe formati i mbledhjes.

“Nuk do të mund të ju ndaj informacione nga ajo seancë sepse për shkak se rrjedhja e informacionit nga seanca e mbyllur është vepër penale. Megjithatë ne si shtet që kemi partneritet strategjik me SHBA-të dhe BE-në e që kemi politikë të jashtme në pajtueshmëri me to, të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren në të ardhmen do të jenë në kuadër të bashkëpunimit që e kemi dhe që do ta kemi me to në të ardhmen”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Dimovski në të do të tregon se cili nga të punësuarit në ASK mundësoi që Onishçenko të merr shtetësi derisa i njëjti ndodhet në listën e zezë amerikane dhe kërkohet me urdhër arresti nga Ukraina për shkak të keqpërdorimi të fondeve Evropiane. Ky mbase mund të jetë referimi i fundit i Dimovskit para organit ekzekutiv, për shkak se siç deklaroi kryeministri një ditë më parë, në fund të dhjetorit ASK-ja do të ketë drejtor të ri.

Një ditë më parë nga ASK-ja u suspenduan dy të punësuar, që jo zyrtarisht pretendohet të jenë të përfshirë drejtpërdrejtë me shtetësinë e ukrainasit Onishçenko. Gjithashtu në rrjetet sociale buroi një dokument në të cilin potencohet se personi Aleksander Onishçenko. Për të konstatohet se në Sektorin për ballafaqim me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm nuk është evidentuar material kundër kushtetues dhe kriminal. Autenticiteti i dokumentit nuk është komentuar nga siguria e brendshme shtetërore.

Onishçenko i cili me shtetësi u pajis falë vendimit të Qeverisë në maj të këtij viti ndodhet në listën e zezë amerikane për ndikim në procesin zgjedhor, ndërsa nga Ministria e Brendshme në Ukrainë kërkohet me urdhër arresti mbi dyshimet për keqpërdorimin e 100 milion eurove, fonde të Bashkimit Evropian. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut policia japin detaje

Qytetet me më së paku stres në botë

Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

Leave a Comment