January 15, 2021
Portali Shprehja

Qeveria nesër pritet të vendos për ujësjellësin në Siniçan

Qeveria nesër pritet të vendosë nëse do të vazhdojnë punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan. Zyrtarët e qeverisë sot po shqyrtojnë raportin e ekspertëve të Shoqatës aksionare për ekonomizimin për ujërat e vaditjes. Nga Qeveria gjithashtu thanë se Komuna e Bogovinës duhet të dorëzojë dokumentet e nevojshme edhe në Ministrinë e Bujqësisë. Nga Komuna e Bogovinës thonë se presin dritë jeshile nga Qeveria për vazhdimin e punimeve, dhe se dokumentacionin e nevojshëm e kanë dorëzuar te institucionet përkatëse. Nga ana tjetër, banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkët e fshatit të tyre, duke shprehur mllefin e tyre kundër ndërprerjes së punimeve. Ata thonë se nuk zmbrapsen nga protestat për aq kohë sa nuk vazhdojnë punimet për ujësjellësit. Në bjeshkët e Siniçanit, edhe më tej qëndrojnë organet e policisë, e cila, po ashtu pas dhënies së dritës jeshile për vazhdimin e punimeve, pritet të tërhiqet nga vendi i ngjarjes.

Të Ngjajshme

Besimtarët katolikë sonte festojnë Buzmin

admin

Maas: Gjermania kërkon zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes

admin

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, sanksionohen 226 vozitës në Komunën Qendër

admin

Leave a Comment