April 16, 2021
Portali Shprehja

Qeveria përgatitë dokumente për rastin e Rashkovskit

Derisa Dragi Rashkovski është duke pushuar në Meksikë me familjen e tij, kolegët nga Qeveria po përgatisin dokumentacion voluminoz për prokurimin e softuerit për shkelje në trafik. I njëjti duhet t’i dorëzohet Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Hetimi për këtë rast u hap pasi portali “360 gradë” zbuloi se Rashkovski si sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, kishte siguruar softuer për shkelje në trafik, të cilin gjoja e ka patentuar vetë. I njëjti është paguar mbi 80 mijë euro. Rashkovski e kishte marrë atë për nevojat e Ministrisë së Brendshme, por kjo ministri mohoi se ka pasur nevojë për një zgjidhje të tillë softuerike. Opozita edhe sot pyeti- si mundet Rashkovski, si nëpunës shtetërorë, të lejojë pushim në Meksikë?

Dragi Rashkovski, i cili është aktualisht për pushime në destinacion luksoz në Meksikë, pasi u largua nga posti, prona e tij është rritur për 50 mijë euro. Sipas asaj që mund të shihet në faqet e rezervimeve, një pushim në Meksikë me bileta ajrore kushton rreth 20,000 euro. Rashkovski është gjithashtu nëpunës dhe paga e tij është rreth 60,000 denarë”-tha Brane Petrushevski, VMRO – DPMNE.

Rashkovski mbrëmë deklaroi se e vërteta rreth prokurimit të softuerit duhet të zbulohet nga institucionet. Portali “360 gradë” zbuloi se Rashkovski ka paguar për zgjidhjen softuerike pa u testuar paraprakisht. Vetë Rashkovski personalisht kishte zhvilluar softuer për këtë mënyrë të shqiptimit të gjobave në trafik para se të blinte softuer të tillë nga pozicioni i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë. Përveç Prokurorisë, e cila hapi rast nga informacioni i marrë edhe anti- korrupsioni hapi rast për prokurimin e softuerit pasi është blerë kurse policia nuk e ka përdorur aspak.

 

Bojan Stojanovski

.

Të Ngjajshme

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

“Souftueri”, arrest shtëpiak për Rashkovskin

admin

“Rashkovski”, Zaev: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të mos ketë dilema

admin

Leave a Comment