July 27, 2021
Portali Shprehja

Qeveria promovon strategjinë për hetim financiar dhe konfiskim të pasurisë

Qeveria me “Strategji të re kombëtare për përforcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pronës”. Në prezantim zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski paralajmëroi se përveç hetimit penal, tani e tutje, do të ketë edhe hetim financiar. Institucionet do të lidhen në mënyrë elektronike kurse Prokuroritë dhe qendrat hetimore do të përforcohen. E pyetëm Nikollovskin se sa para janë konfiskuar përmes lëndëve të PSP-së dhe sa fonde janë evidentuar në numëratorin e “Portës triumfale”, një nga premtimet e kësaj qeverie para katër viteve për kthimin e parave të vjedhura te qytetarët.

Jo. Do të kërkoni numra nga institucionet. Ne jemi këtu për çështje dhe probleme sistematike. Ajo çfarë nuk funksionoi për 30 vjet, nëse nuk kishim ligj për prejardhjen e pronës ose nëse nuk kemi instrumente të mjaftueshëm midis institucioneve në legjislacionin aktual që do të sigurojnë luftë joselektive kundër korrupsionit dhe krimit, këtë e bëjmë sot – deklaroi Lupço Nikollovski- zv/ kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Prokurori i shtetit, Lubomir Jovevski tha se prezantimi i sotëm i strategjisë për konfiskimin e pasurisë nuk do të thotë që prona e kryerësve të veprave penale nuk është shqyrtuar deri më tani. Pikërisht Specialja ngriti akuza ku u konstatua dëm milionësh në buxhet. Ndërtimi i autostradave kineze është një nga këto raste me dëmtimin e arkës së shtetit prej 155 milion euro, që për shkak të shkarkimit të një gjykatësi, do të fillojë prej në fillim.

Kthimi në fillim të këtyre lëndëve do të zgjasë ndjeshëm kohën e përfundimit të tyre, por unë pres që procedura e re t’u japë dinamikë adekuate këtyre rasteve dhe të kemi vendim të duhur gjyqësor më shpejt – deklaroi Lubomir Jovevski, prokuror shtetëror.

Sot u tha që deri në fund të verës do të dihet edhe teksti i ligjit për prejardhjen e pronës. Dhe derisa autoritetet e prezantonin Strategjinë, shteti assesi s’mund t’i konfiskojë 17 milionë eurot e biznesmenit Sead Koçan dhe kompanisë së tij “Transmet”, i gjykuar në rastin “Trust” të PSP-së për themelimin e një konzorciumi të rrejshëm për gërmim në “TEC Manastiri”.

Bojan Stojanovski

.

Të Ngjajshme

Rezoluta e VMRO-së për negociatat me Bullgarinë do të miratohet me emrin e ri kushtetues

admin

Banorët e Shutkës ankohen për mungesën e kushteve bazë të jetesës

admin

25 vjet burg për organizatorët e 27 Prillit

admin

Leave a Comment