September 22, 2023
Portali Shprehja

Qindra rus kanë mbërritur në Beograd, duke ikur nga mobilizimi

Një grup i madh i rusëve zbarkuan sot në aeroportin e Beogradit, duke ikur nga lufta dhe mobilizimi i shpallur mëngjesin e sotëm nga presidenti Vladimir Putin.

Në një intervistë për portalin Nova.rs thonë se janë të frikësuar, se Putini është një vrasës që po i detyron në një konflikt që nuk e duan. Përmes lotëve ata thonë se kanë frikë për familjet e tyre dhe se do të jenë në Beograd me të afërm, miq apo familjarë që tashmë kanë ardhur në Beograd.

Shumë të frikësuar nuk donin të flisnin para kamerave, duke u përpjekur ta linin pas luftën dhe më në fund të ishin të sigurt. Kishte edhe nga ata që ndanë përvojat e tyre në lidhje me krizën aktuale në Moskë dhe dhanë shpjegime se pse paguan biletat dhe u nisën për në Beograd.

Julia thotë se ftesat i kanë marrë të rinjtë, megjithëse fillimisht u tha se të rinjtë nuk do të merrnin ftesa. Dhe telefonatat, sipas saj, kanë arritur në adresat e shtëpive të tyre.

Irina thotë se ajo dhe burri i saj udhëtuan nga Moska për të qenë të sigurt.

Lajmi i mobilizimit çoi në një rritje të madhe të çmimit të biletave ajrore nga Moska. Çmimet arritën deri në 5600 dollarë.(INA)

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment