QKUK pranon donacionin me pajisje dhe materiale nga Holanda

Me angazhim dhe përkrahje të ambasadorit të Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci, këshilltarit të ambasadës, Besnik Ramadanaj dhe Yllka Geci, zyrtare konsulore, sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur një donacion, në përbërje të së cilit ka aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermierë, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse, kateterë dhe materiale të tjera.

Ky donacion është paraparë për Klinikën Emergjente dhe atë Infektive të QKUK-së, dhuruar nga Ambulance voor Kosovo.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës,  Basri Sejdiu, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Hagë dhe donatorët nga Holanda, që në momentet kur më së shumti kemi nevojë për përkrahje, dhuruan këtë donacion për QKUK.

Ai siguroi donatorët që përmes komisioneve profesionale që ka formuar, materialet e pranuara do të dërgohen tek klinikat përkatëse për shfrytëzim për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Të ngjajshme

Masat për koronavirusin mbledhin drejtuesit e institucioneve shëndetësore

shprehja

Kështu mund t’i shëroni duart e thata të cilat i keni larë shpesh për shkak të koronavirusit

shprehja

404 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në 2019-ën

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë