11 C
Skopje
October 21, 2018
Offside

Queiroz: Kishte tri mëkate vdekjeprurëse te Real Madridi im, 3M…

Carlos Queiroz, trajneri aktual i Iranit, kishte një eksperiencë të komplikuar në stolin e Real Madridit. Portugezi shqyrtoi gjithë karrierën e tij në një intervistë të gjerë me “Tribuna Expresso”. Në pjesën ku u pyet për periudhën e drejtimit të tij në “Santiago Bernabeu”, Queiroz shpjegoi se iu kritikuan disa nga vendimet që mori, madje u kualifikuan si “mëkate”.

“Valdano më ofroi mundësinë për të drejtuar Real Madridin. Ai më tha: Kemi nevojë për një trajner, që ta zbatojë këtë projekt, dhe kemi zgjedhur ty. Kur merr një ofertë nga Real Madridi, e pranon atë me herën e parë. Nuk ndodh ndryshe me askënd, sepse është një klub i madh, nuk mendon se çfarë mund të dalë më vonë.

Por, në një vit, sa isha trajner në Madrid, vetëm kemi shitur lojtarë, pa blerë. Kjo, në funksion të përmbushjes së qëllimit të presidentit për “zero deficit”. Kjo ishte politika e klubit. Nga skuadra galaktike, vetëm Makelele dhe Morientes kishin mbetur te Real Madridi im. Edhe ata të dy u larguan”, – shpjegon trajneri portugez, duke kujtuar se largimet e sulmuesit spanjoll dhe mesfushorit francez, për të cilët ai nuk mund të vendoste, u bënë problem.

Queiroz shton se ai nuk dinte asgjë për largimin e Morientes, derisa ndodhi, dhe nuk i mori vesh kurrë arsyet pse Makelele shkoi te Chelsea. Portugezi, gjithashtu, hodhi dritë mbi pikat referuese, që përcaktuan fatin e tij si trajner i “Los Blancos”, por edhe të tre pasuesve në këtë pozicion: “Kanë qenë tre mëkate vdekjeprurëse, kur isha në stolin e Real Madridit, ato të 3 M: Milito, Makelele dhe Morientes. Këto tri mëkate, që unë i konsideroj vdekjeprurëse, iu kanë kushtuar edhe tre, ose katër trajnerëve pas meje në “Bernabeu”, si dhe janë “përkthyer” në shumë miliona euro për ta rindërtuar Real Madridin. Këto tri mëkate shënuan edhe historinë time aty, një histori që shkoi keq”.

Carlos Queiroz e drejtoi Real Madridin në sezonin 2003-2004. Pas largimit të Vicente del Bosque, Florentino Pérez zgjodhi portugezin. Ai përfundoi i katërti në La Liga dhe u eliminua nga Monako në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në fund të sezonit, ish-ndihmësi i Alex Ferguson në “Old Trafford” u shkarkua. Pas largimit të Vicente del Bosque, edhe kapiteni i Real Madridit, Fernando Hierro, e përfundoi karrierën e tij në “Santiago Bernabéu”.

Queiroz i kërkoi Florentino Pérez të nënshkruante me Gabi Milito. Qendërmbrojtësi, pas kalimit të testeve mjekësore, nuk e nënshkroi kontratën e tij: “Unë, gjithashtu, propozova të vinte Luisao nga Benfica, ose Pepe, i cili ishte te Marítimo. Atë vit do të kushtonte 1.5 milionë, ndërsa vite më vonë, ai u ble për 30 milionë euro”.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Shifra rekord nga Arabia, 4 miliardë stërlina për të blerë United

shprehja

“Tkurrja” e Kukësit, verilindorët kanë humbur shumë nga një vit më parë

shprehja

Plori u largua, Kastrioti bën gati një “rekordmen” për ta zëvendësuar

shprehja