January 31, 2023
Portali Shprehja

Qytet lundrues për 50 mijë banorë

“E ardhmja do të pluskojë mbi ujë!” Kështu mendon një ekip ndërkombëtar arkitektësh dhe projektuesish në Mbretërinë e Bashkuar. Së fundmi përmes Inteligjencës Artificiale, ata kanë publikuar planin për një qytet lundrues, i aftë të strehojë deri në 50.000 banorë. Në qytet mbizotërojnë strukturat e bardha, si dhe një rrjet rrugësh në formë rrethore. Komuniteti që do të jetojë në këtë qytet lundrues do të ketë gjithsej 25 hektarë platforma të ndërlidhura dhe lagje të ndryshme, ku secila do të përmbajë ndërtesa të rrethuara nga disa struktura fotovoltaike që ofrojnë energji elektrike. Synimi kryesor i këtij projekti është që banorët e qytetit lundrues të kenë një jetesë më të shëndetshme, duke shfrytëzuar dhe ruajtur elementet natyrore. Ndër të tjera, qyteti pritet të jetë edhe një destinacion turistik, me hotele, qendra tregtare, qendra sportive dhe atraksione të tjera të shumta.

https://www.youtube.com/shorts/ac7kYjXRCGg

.

Të Ngjajshme

Taravari pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së, Kilian Wahl

admin

Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe

Këto ushqime duhen shmangur përpara se të shkoni në palestër

Leave a Comment