December 4, 2021
Portali Shprehja

Qytetarët janë lodhur nga numërimi i deputetëve, tha Shekerinska

-Qytetarët janë lodhur nga numërimi i deputetëve, ata duan të numërojnë ligje kualitative, reforma kualitative dhe rezultate, kështu e komentoi sot fillimisht gjendjen në Kuvend, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shkruan TV21. Shekerinska tha se me dështimin e votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është penguar ndërprerja e procesit të eurointegrimeve, ndërkaq thekson se janë në bisedime për të siguruar shumicë parlamentare.

“Qytetarët e pritën këtë me lehtësim, tani presin prej nesh që ta konfirmojmë edhe me sigurimin e shumicës parlamentare, që do të garantojë Kuvend funksional dhe rrjedhje normale të procesit të reformave. Po zhvillohen bisedime, pres që kjo të përfundojë shpejt dhe me sukses, sepse na pret punë”, tha mes tjerash Shekerinska. 

Tact Watches

Të Ngjajshme

Paralajmërohet ngrirja e çmimeve të produkteve elementare në Maqedoninë e Veriut

admin

Marrëveshja Zaev Gashi shtyhet sërish, ai po ngjanë serialit Feride

admin

Antovski: Sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

admin

Leave a Comment