June 21, 2021
Portali Shprehja

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

“Për vota e bëjnë, për vota, për vota, për tjetër gjë për çka kanë me e bërë. Kanë dalë ata që të tregohen se ja gjoja ne. Derisa sa të ulen atje ku e kanë vendin, si të ulen e harrojnë popullin”

Kështu qytetarët e komentojnë veprimin e zv.kryeministrit Artan Grubi i cili një natë më parë u erdhi në përforcim punëtorëve të ndërmarrjes komunale për higjienë për të pastruar rrugët e Çarshisë së Shkupit.

Qytetarët e vlerësojnë populist këtë veprim i cili sipas tyre bëhet sa për të fituar pikë politike në kohën kur pritet të mbahen zgjedhjet lokale.

“Gjithmonë për zgjedhjet, atëherë dalin dhe ti zënë kolltukët, pastaj do të harrohet gjithçka”

 “E di populli, është plotësisht i vetëdijshëm se nuk ka hajër prej tyre, ata do të pastrojnë! Ministrat duhet t’i organizojnë punët e tyre, ka kush i pastron rrugët, populli paguan ata që duhet ti pastrojnë, ata duhet vetëm në punën e tyre të fokusohen. Mendoj se është populizëm”

 “Çdo vit para zgjedhjeve politikanët janë më aktiv”

 “Si të afrohen zgjedhjet fillojnë e punojnë, si të mbarojnë zgjedhjet ato ndalen. Ç’të bëjmë… Secili duhet ta bëjë punën e vet, ja ju e keni një punë keni dalë ta bëni, edhe ministrat nuk duhet të dalin, duhet ta bëjnë punën e vete”

Drejtori i Higjienës Komunale Abulsamet Shabai arsyeton këtë veprim madje duke thënë se kjo bëhet për të rritur vetëdijen e qytetarëve.

A duhet një herë në vit, vetëm kur ka festa, bajram, pashkë ose zgjedhje të dilet dhe të bëhet promovim i larjeve të rrugëve ose rruga duhet të jetë e larë dhe e pastruar çdo ditë, siç ndodh në çdo shtet normal në Evropë?

 …ekipet tona kanë punuar çdo natë, sidomos në ndërrimin e natës, mirëpo koha e orës policore e ka bërë të vetën sepse ka pasur frekuentim më të paktë dhe  kanë rënë më shumë në sy ekipet tona”, tha Abdulsamet Shabani, drejtor i Higjienës Komunale.

Për shkak të festës së Bajramit dhe gjendjes me pandeminë, Higjiena Komunale në bashkëpunim me Muftininë e Shkupit bëjnë pastrimin dhe dezinfektimin e oborreve të objekteve fetare.

 

Mefail Ismaili

.

Të Ngjajshme

Një në tre qytetarë në Maqedoni të Veriut nuk e dinë kush është kryetari i komunës së tyre

admin

Pritje të shumta në Tabanoc për të hyrë në Maqedoni

admin

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

admin

Leave a Comment