September 30, 2020
Portali Shprehja

Ra në kontakt me rrymën, vdes një 47-vjeçar nga Landovica e Suharekës

Një punëtor i ndërtimtarisë nga Landovica derisa ishte duke punuar në kulmin e një shtëpie në Reshtan të Suharekës ka rënë në kontakt me telat e rrymës dhe ka humbur jetën.

Si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën.

Në një prononcim për ‘SO’, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe është konfirmuar në ora 15:25 si vdekje e dyshimtë.

Osmanollaj tutje ka bërë të ditur se viktima është nga Landovica dhe ishte me punë në fshatin Reshtan./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Gjendet i vdekur një 30 vjeçar në Krushevë të Madhe të Klinës

admin

​Dha ryshfet 20 euro, dënohet me 1500 euro

admin

Aktakuzë kundër 15 personave për vepra penale që ndërlidhen me falsifikim të dokumenteve dhe krime financiare

admin

Leave a Comment