October 21, 2021
Portali Shprehja

Rama: Ballkani i Hapur s’është arsye për probleme mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nisma e Ballkanit të Hapur nuk është arsye për të pasur probleme mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se “është një arsye për të diskutuar qetësisht”

Rama ka theksuar se marrëdhëniet mes dy qeverive janë normale, dhe se të dyja kanë potencial të jashtëzakonshëm.

“Nuk mendoj që marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës janë në një pikë të ulët. Mendoj që ne jemi në një marrëdhënie normale. Natyrisht që marrëdhënia mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe asnjëherë nuk është mjaft të thuhet që është e mirë, pasi mund të jetë gjithmonë më e mirë. Patjetër që kemi një divergjencë lidhur me Nismën e Ballkanit të Hapur, por kjo është një divergjencë që, në këndvështrimin tim, nuk është një arsye për të pasur një problem në marrëdhënie, por është një arsye për të diskutuar qetësisht dhe për ta trajtuar me argumenta dhe me respekt reciprok”, ka deklaruar ai për Zërin e Amerikës.

I pari i Qeverisë së Shqipërisë do ta vizitojë Kosovën të hënën. Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës, për vizitë një-ditore, pas kthimit nga SHBA-ja ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Nisma për Ballkanin e Hapur, e iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, është kundërshtuar nga institucionet e Kosovës.

Një nismë të tillë e konsideron të rrezikshme presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ajo ka deklaruar ditë më parë se Ballkani i Hapur bën shtyrjen e procesit të integrimit evropian.

Të Ngjajshme

Labi i kërkon Albinit ta bëj ministër të Shëndetësisë

admin

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

admin

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

admin

Leave a Comment