June 27, 2022
Portali Shprehja

Rama e Abazoviç mbërritën në Kiev, nisin vizitën në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama nisi vizitën në Ukrainë së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Tact Watches

Kryeministri malazez publikoi një foto të dy kryeministrave në Kiev.

“Për të ofruar mbështetjen e sinqertë ndaj qytetarëve në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri’ shkruan në Twitter.

Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që u bërië presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në Twitter qeveria malazeze deklaronte se “Kryeministri Dritan Abazoviç do të dalë me idenë e një vizite të përbashkët të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Kiev, veçanërisht të atyre që janë vende të NATO-s, me qëllim të dërgimit të një mesazhi më të fuqishëm dhe më të bashkuar për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës nga Ballkani Perëndimor”

Shqipëria, e Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.

Ndërkohë më 3 maj 2022 Presidenti i Ukrainës, Zelensky, mbajti një videomesazh para Kuvendit të Shqipërisë ku kërkoi që të mbyllen portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.

Të Ngjajshme

Sveçla: S’ka asnjë shtetas kosovar duke luftuar në Ukrainë

admin

Analiza e The Times/ Boris Johnson paralajmëroi Macronin në takimin e G7: Mos i krijo Putinit hapësirën për të manipuluar

admin

Kryetari i Preshevës nesër viziton nesër Kadri Veselin në Hagë

admin

Leave a Comment