August 17, 2022
Portali Shprehja

Rama: Enver Hoxha, njeriu që “punoi” më shumë që të jemi pranë SHBA-së

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë që shqiptarët të jenë sot shumë të lidhur dhe të kenë një dashuri pa kushte për Amerikën.

“Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë ende pa kushte të shqiptarëve ndaj SHBA-së. Ka punuar thuajse gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i larguar në ekstrem shqiptarët prej SHBA-së, u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër. Një ekstrem që i bën mirë shqiptarëve në këtë fazë që jemi”, u shpreh Rama.

Të Ngjajshme

​Begaj: Të bëjmë më të mirën në dobi të kombit tonë

admin

Blinken i dërgon përshëndetje Kurtit

admin

Putin dhe Kim Jong zotohen t’i forcojnë raportet Rusi-Kore e Veriut

admin

Leave a Comment