May 28, 2022
Portali Shprehja

Rama flet pas takimit në burgun e Hagës: Thaçin e gjeta në top formë (VIDEO)

Pas takimit me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Kryeministri i vendit Edi Rama ka treguar se Thaçin e ka gjetur në formë të mirë.

Tact Watches

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se “lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse ajo tanimë është e futur në kornizën e artë të heroizmit, të sakrificave e të gjakut të dhënë”, përcjell TV Klan.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se kur e kam takuar më parë se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë, pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka shumë për të thënë. Natyrisht që të gjithë në jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, e gjakut të dhënë dhe natyrisht e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej në Kosovën e lirë dhe sovrane”, theksoi Rama.

Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po mbahet në burg për akuzat e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës.

Theksojmë se sot Hashim Thaçi u paraqit sot para Dhomave Speciale në Hagë lidhur me disa akuza të reja të ngritura ndaj tij, për të cilat u deklarua i pafajshëm.

“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-konferencës nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Akuzat e reja ndja Thaçit kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan. /tvklan.al

Të Ngjajshme

Vdekja e Nishanit, presidenti Meta me mesazh ngushëllues

admin

Ambasada e SHBA-së: Mbështesim “Ballkanin e Hapur”, i suksesshëm vetëm nëse përfshin të gjitha vendet

admin

Deputeti rus kërkon që Putini t’i japë fund luftës në Ukrainë

admin

Leave a Comment