June 26, 2022
Portali Shprehja

Rama i zhgënjyer: Nuk është vetëm Bullgaria, por fryma e deformuar e zgjerimit… Me shpresë se shekullin tjetër jemi anëtarë

Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu do zhgënjimin për mos çeljen e bisedimeve dhe me ironi tha se do të vazhdojë rrugën me shpresën se shekullin tjetër të jemi anëtarë

Tact Watches

Sigurisht ne kemi shumë për të bërë. Unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë tashmë për të mbështetur idenë e presidentit Macron për objektiv që është politik e strategjik i dëshiruar moralisht që është Komuniteti i Ri Politik Europian dhe sigurisht ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt anëtarësimit me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtarë duke u përballur me një Bullgari këtu, Bullgari atje, një Bullgari të tretë gjatë rrugës.

Do ta vlerësonim shumë nëse ky komunitet i ri i europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, si familje e vetme, pavarësisht se jemi në kate të ndryshme së paku në dhomën e ndenjes të jemi së bashku.

Sipas Ramës nuk është thjesht Bullgaria

“Bullgaria është fatkeqësi, por fryma e deformuar e zgjerimit. Një frymë tërësisht e deformuar. Ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti tek marrja peng nga shtetet individuale. Çështja e Bullgarisë është turp!

…Ju lutem mos e lini BE të bëhet një kongregacion priftërinjsh që diskutonin asokohe seksin e ëngjëjve ndërkohë muret e Konstandinopojës shembeshin…”

Të Ngjajshme

PDK me fjalë të mira për vizitën e Konjufcës në Hagë

admin

Goditje fatale për Putinin/ Paralajmërohet vrasja dhe rrëzimi nga pushtetit – ja tre rivalët që mund ta zëvendësojnë atë!

admin

Tërnovci i Madh “mban peng” përbërjen e Kuvendit të Serbisë

admin

Leave a Comment