June 18, 2021
Portali Shprehja

Rama mbledh liderët e Ballkanit në Tiranë, në pikëpyetje Albin Kurti – Iliria News Agency

Në Pallatin e Brigadave të enjten Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerit të BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.

Teksa nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç, shefi i qeverisë Kosovare, Albin Kurti ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së. Ndërsa do të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane.

Axhenda vazhdon me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varheli. Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë.

 

Të Ngjajshme

Emërohet u.d i Drejtorit të Klinikës Infektive në Prishtinë – Iliria News Agency

admin

BE përzë investitorët kinezë, por Gjermania jo – Iliria News Agency

admin

Nis Samiti në Vjenë, këto janë temat që po diskutohen – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment