June 23, 2021
Portali Shprehja

Rama në Golem me Haradinaj, Mustafën e Hoxhaj (VIDEO) – Iliria News Agency

Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, janë mbledhur mbrëmjen e djeshme së bashku në Golem për të pirë ndonjë gotë verë.

Tavolinës së tyre në hotelin Pinea, të cilin e inaguroi kryeministri Rama, iu bashkuan edhe kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj. Në foto kryeministri Edi Rama duket që bisedon me Isa Mustafën, ndërkohë që Haradinaj ndodhet përballë tyre.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Ramës dhe Haradinajt nuk ka qenë e mirë, për shkak të padisë së kryeministrit shqiptar ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, por duket se të dy kanë bërë paqe.

Ndërkohë në videon e mëposhtme gjeni kryeministrin Rama i cili shkoi në inagurimin e një hoteli që është investim i shqiptarëve nga Kosova.

 

Të Ngjajshme

Çfarë duhet të dinë zviceranët që duan të udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri – Iliria News Agency

admin

Policia aksion në Kukës e Has, arrestohen 6 persona, sekuestrohet drogë dhe fara kanabisi – Iliria News Agency

admin

Shqipëria me rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment