November 28, 2022
Portali Shprehja

Rama në mbrojtje të projektit për portin e Durrësit: Kompania e Muhammed El Alabbar me investime në Kroaci

Projekti për portin e Durrësit është kthyer në qendër të debatit politik.

Opozita e ka kundërshtuar gjatë gjithë kohës duke e konsideruar si një aferë tjetër korruptive të qeverisë, projekt ku mungon transparena dhe që nuk nxjerr përfitime për ekonominë e vendit.

Nga ana tjetër Rama vijon ti mëshojë faktit se është një projekt i sigurtë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter Rama është shprehur se “Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit është e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”.

Investimi në Kroaci është sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

Të Ngjajshme

“Nuk dua të përfshihem në beteja politike”, kryebashkiaku i Kievit i përgjigjet Zelensky-t

admin

Begaj: Jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një komb

admin

Krasniqi: Plani franko-gjerman vështirë të pranohet nga Kosova, propozimet e PDK’së për dialogun po pranohen

admin

Leave a Comment