September 29, 2022
Portali Shprehja

Rama: Shqipëria i kërkoi zyrtarisht KiE-së të shpallë të pabazuara akuzat për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të shpallë të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se raporti famëkeq i Dick Martyt nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi.

“SHQIPËRIA i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës! Në dritën e zhvillimeve të kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe falë angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë, raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi”, ka shkruar Rama.

Të Ngjajshme

Kjo ngjarje e dëshmon më së miri tmerrin që po ndodh në Rusi, pas thirrjeve të Putinit për ushtri

admin

Përshtypje: Shqipëria, vendi që hoqi “vellon e misterit”

admin

Eskalon debati mes hoxhës dhe Matoshit: Hajvan… Shko pije naj birrë

admin

Leave a Comment