June 20, 2021
Portali Shprehja

Rama tregon a do ta mbështeste Kosovën për padinë ndaj Serbisë – Iliria News Agency

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur rezervat e tij ndaj planit të Kosovës për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocid.

Rama ka nënvizuar se palët duhet të fokusohen tek e ardhmja për të zgjidhur njëherë e mirë problemet e së shkuarës.

Por megjithatë, vendimi përfundimtar sipas tij i takon klasës politike në Prishtinë dhe jo Tiranës zyrtare.

“Së pari, kjo është një çështje shumë e komplikuar në aspektin e përmbajtjes ligjore. Së dyti, unë mendoj dhe e kam thënë publikisht, në bisedime dhe po jua them edhe juve, ne duhet të fokusohemi tek zgjidhja e këtij konflikti dhe tek e ardhmja. Dhe ne duhet të mendojmë më shumë se sa vite mund të vazhdojmë të humbim duke mos zgjidhur këtë konflikt.
Nuk ka fitues pa zgjidhje. Gjenocid është një fjalë shumë mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit dhe mendoj se do të ishte jo një iniciative që do të sillte rezultate, që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin, por është një vendim i pavarur i tyre dhe jo i imi apo i shqiptarëve”, tha Rama.

Të Ngjajshme

Shqipëria është gati, Brukseli nuk e ka të qartë – Iliria News Agency

admin

Kurti javën e ardhshme takohet me Macron në Paris – Iliria News Agency

admin

“Mos ti fus hundët” në Mal të Zi, jemi shtet i pavarur – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment