July 3, 2022
Portali Shprehja

Rama – Vuçiq – Kovaçevski gati bojkot Samitit të BE-së, çfarë biseduan sot dhe plani i tyre?

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të bojkotojnë të mërkurën samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor.

Tact Watches

Pas vendimit të Bullgarisë për të mos hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, treshja e “Open Ballkan”, mendon që ky takim nuk do të prodhojë asgjë pozivitive për rajonin. Pas komunikimit online me njëri-tjetrin presidenti serb, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kreu i qeverisë shqiptare kanë diskutuar për mundësinë që të anulojnë vajtjen në Bruksel, përcjell INA.

Aleksandar Vuçiq dhe Dimitër Kovacevski kanë paralajmëruar se vendimin do ta marrin të martën pas konsultimeve me qeveritë e tyre dhe partneret ndërkombëtare, ndërsa Edi Rama nuk e ka ndjekur këtë politike të homologëve me kabinetin e tij.

Rama: Më duket që sërish do të dëgjojmë “Jo, më fal”

Sipas Edi Ramës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin sërish përgjigje negative dhe për këtë arsye sipas tij është më mirë që rajoni të shmangë përfshirjen e rajonit në një spektakël të shëmtuar politik.

“Diskutuam me liderër e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian. Duket që një tjetër “Jo, na vjen keq” do të dëgjojmë në fund të këtij takimi. I gjithë unioni i marrë peng nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë. Çfarë të bëjmë atje?!” tha ai.

Vuçiqi gati të mos shkoj

Presidenti serb Vuçiq deklaroi sot se nesër në mesditë do të sjellin vendimin se a do të jenë në Samitin e Brukselit.

“Këtë mëngjes bisedova me Edi Ramën dhe Dimitar Kovacevskin për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Jemi dakorduar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, nesër në mesditë do të njoftojmë vendimin se a do të marrim pjesë në këtë mbledhje. Shkëmbyem mendime edhe për hapat e ardhshëm të nismës sonë Open Balkan – Panairi i Verërave, i cili do të mbledhë vreshtarët më të mirë nga rajoni, si dhe për takimin e radhës ku do të diskutojmë shumë çështje me interes për qytetarët tanë. Së bashku po përpiqemi për një perspektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim edhe më të fortë dhe lidhje më të mirë”, deklaroi Vuçiq.

Kovaçevski: Nesër vendosim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi se sot është mbajtur takimi i jashtëzakonshëm i Open Balkans, në pritje të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Së bashku me kolegët e mi Aleksandar Vuќi и Edi Rama, biseduam për pozicionet kombëtare të secilit prej vendeve, perspektivat rajonale si dhe dinamikën e procesit të integrimit evropian. Ne ramë dakord që pas konsultimeve të brendshme shtesë, nesër në mëngjes do të marrim vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Jemi duke diskutuar për disa tema të rëndësishme për rajonin dhe kemi nisur një iniciativë për Agjencinë për tërheqjen e investimeve në Ballkanin e Hapur, e cila do të ofrojë zhvillim shtesë ekonomik për rajonin”, informoi Kovaçevski.

Sipas tij, tema e bisedës së sotme ishte edhe panairi i ardhshëm i ushqimit, verës dhe turizmit që do të mbahet në Beograd, si dhe disa tema të tjera që dolën nga Samiti i fundit i Ballkanit të Hapur të mbajtur në Ohër.

Përveç tre nismëtarëve të Open Ballkan, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina nuk kanë bërë asnjë deklaratë për t’u bashkuar me propozimin rebel të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të refuzuar takimin me BE.(INA)

Të Ngjajshme

NATO e pranon: Sulm i mundshëm ndaj një vendi anëtar, Ballkani në fokus

admin

Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

admin

Për vetëm 3 orë Tiranë – Sarandë, u hap aksi i rëndësishëm rrugor në jug të Shqipërisë (VIDEO)

admin

Leave a Comment