April 17, 2021
Portali Shprehja

Rama zbulon arsyet përse i duhet mandati i tretë – Iliria News Agency

Kryeministri Edi Rama ka publikuart një video-mesazh në “Facebook” ku shpjegon arsyet përse PS duhet të fitojë mandatin e tretë.

Rama shprehet se duhet të fitojë zgjedhjet që Shqipëria të mos kthehet më pas, por të përmbyllë punët që janë nisur.

Më tej ai rendit 3 arsye pse dujet të fitojë mandatin e tretë, për të hequr përfundimisht COVID-19 nga jetët e shqiptarët, për të kthyer të gjithë të pastrehët nga tërmeti në banesa dhe për t’a bërë drejtësinë të pathyeshme.

“Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më pas dhe që Shqipëria të shkojë aty ku nuk kthehet dot më mbrapsht duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra që përmbyllen.

Duhet mandati i tretë që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm.

Duhet mandati i tretë që përfundimisht të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti. Duhet mandati i tretë që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme”, tha Rama.

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment