15 vite më parë është zyrtarizuar si blerje e Real Madrid.
Sot, Sergio Ramos është kthyer në liderin e skuadrës dhe një nga mbrojtësit më të fortë në botë.
Ja pse, sipas Marca-s, klubi madrilen po negocion rinovimin me kapitenin e tij dhe futbollisti duket se është gati të pranojë një ulje vetëm që të qëndrojë.
Kontrata aktuale skadon në vitjn 2021 dhe, siç ndodh shpesh te Los Blancos, klubi i rinovon vetëm me 1 vit kontratat e lojtarëve mbi 30 vjeç.
Edhe pse është folur për një përjashtim për kapitenin spanjoll, duket se politika nuk do të ndryshojë. Ajo që pritet të ndryshojë është rroga e lojtarit.
Në fakt, Sergio Ramos duket se është gati të japë një sinjal dhe të shkojë në ndihmë të klubit përballë krizës ekonomike që po godet të gjithë futbollin europian për shkak të coronavirus.
Mbrojtësi mësohet të jetë i gatshëm të pranojë një ulje të rrogës vetëm që të vazhdojë përpara me fanellën e Real-it, të cilën e vesh tashmë prej 15 vitesh dhe me të cilën ka fituar çdo trofe të mundshëm.
.