8.6 C
Skopje
November 17, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Ramush e Daut Haradinaj i dalin në përkrahje Veselit: Do ta mbrojë pastërinë e UÇK-së me dinjitet

Në përkrahje të Veselit kanë dalur një pjesë e madhe e politikanëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, shkruan lajmi.net.

Përkrahje për Veselin dhe të bindur në pastërinë e luftës së UÇK-së janë shprehur edhe vëllezërit, Ramush e Daut Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje, Haradinaj është shprehur se Veseli si një nga udhëheqësit e UÇK-së ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë duke u shprehur se ai do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së me dinjitet.

“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.”, tha Haradinaj.

Ndërsa Daut Haradinaj është shprehur se ka qenë dhe do të jetë në përkrahje të Veselit.

“Si për çdo luftëtarë, ashtu edhe për Kadri Veselin kam qenë dhe do jem në përkrahje. Të priftë e mbara i nderuar, dalsh faqebardhë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/ 

Artikuj të ngajshëm

Rruga e keqe në Taslixhe

shprehja

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës varet nga zgjedhjet në SHBA, mund të zgjasë edhe disa vite”

shprehja

Zaevi i zënë ngushtë, a do ta largojë një ministër nga kabineti i tij?!

shprehja