February 8, 2023
Portali Shprehja

Raportohet se Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard

Gjermania ka vendosur t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, dhe do t’i lejojë edhe shtetet tjera, sikurse Polonia, të veprojnë njëjtë, ka raportuar revista gjermane, Der Spiegel, më 24 janar.

Tanket Leopard 2 janë të prodhuara në Gjermani dhe Berlini duhet të miratojë eksportimin e tyre.

Dy zyrtarë amerikanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, më 24 janar, se Shtetet e Bashkuara duket se po ashtu do të heqin dorë nga qasja refuzuese dhe do të mund të dërgojnë tanket M1 Abrams në Ukrainë.

Pentagoni nuk i ka konfirmuar ende këto raportime.

Fillimisht Gjermania ka hezituar që të dërgojë tanket e veta në Kiev, apo edhe t’i lejojë shtetet tjera që kanë modelin Leopard që t’i eksportojnë ato, meqë ka qenë e shqetësuar se mund të përshkallëzohet konflikti me Rusinë.

Mirëpo, ky shtet është përballur me presion të vazhdueshëm nga Ukraina dhe disa vende të NATO-s që të lejojë eksportin e tankeve.

Der Spiegel ka raportuar se vendet tjera, shembull ato skandinave, synojnë të ndjekin hapin e Gjermanisë dhe t’i dërgojnë Kievit tanket Leopard.

Sipas saj, në periudhë afatgjatë, më shumë tanke të tilla mund të riparohen dhe të nisen për luftë.

Der Spiegel ka cituar burimet qeveritare, mirëpo Qeveria gjermane nuk ka konfirmuar ende asgjë.

Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke Leopard do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë.

Të Ngjajshme

Hapet konkursi për tre stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Do t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh

admin

Hill: Asociacioni mund të formohet deri në verë

admin

Zjarr në një rafineri të naftës ruse afër kufirit me Ukrainën

admin

Leave a Comment