August 11, 2022
Portali Shprehja

Raportoi rrejshëm se i janë grabitur 200 euro

Shoferi i një automjeti e ka njoftuar Policinë e Kosovës së i janë grabitur 200 euro. Por, Policia më vonë e vërtetoi se raportimi ka qenë i rremë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se sot rreth orës 16:21, personi që u ankua, ngasës i një automjeti, pronë një firme private, ka deklaruar se derisa ishte duke lëvizur më automjet-kombi në autostradë, në afërsi të nënkalimit në Duhël, atë e ka ndaluar një automjet BMW e zezë me tabela të Shqipërisë, duke thënë se në atë automjet ishin tre persona.

“Sipas ankuesit, pasi që automjeti i ka dalë përpara dhe e kanë ndaluar, njëri nga ata tre personat e ka nxjerr revolen dhe ia ka marrë 200 (dyqind) euro dhe automjeti i dyshuar ka ikur në drejtim të Prishtinës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Suharekë, me urgjencë kanë shkuar në atë drejtim dhe kanë proceduar me rastin.
“Falë profesionalizmit të policisë, është kuptuar se raportimi është i rrejshëm, gjë që e ka pranuar edhe ankuesi”.
Me konsultim me prokurorin, kundër ankuesit të rrejshëm është hapur rast penal dhe rasti procedohet me procedurë të rregullt. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Vdes foshnja katër muajshe në Istog

admin

Vidhen shtëpitë e tre vëllezërve në Prizren – hajnat marrin stoli ari, para të gatshme e gjësende me vlerë

admin

Dy persona arrestohen pasi rrahën një të mitur në Hanin e Elezit

admin

Leave a Comment